Lajme

Reuters: Një dron u lëshua drejt shtëpisë së Netanyahut në Izraelin verior, tha zëdhënësi i tij

10/19/2024 11:26
nga:Sh R

Një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior izraelit të Caesareas të shtunën, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri nuk ishte në afërsi dhe nuk kishte viktima.

Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë. Nuk dihej menjëherë se çka ishte ndërtesa, shkruan Reuters.

Dy dronë të tjerë që kaluan në territorin izraelit u kapën, tha ushtria.

Nuk raportohet për viktima, sipas shërbimit izraelit të ambulancës dhe policia tha se shpërthime ishin dëgjuar në Cezare, qytet bregdetar ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi.

Sulmi me dron nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi libanez i mbështetur nga Irani Hezbollah, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga tetori i kaluar, ose ndonjë grup tjetër militant.