Sporti

Milan – Udinese, trajneri Fonseca me ‘dorë të hekurt’, Leao në stol

10/19/2024 09:48
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, mund të bëjë ndryshime të rëndësishme nga ndeshjet e fundit të skuadrës së tij pasi ylli i kuqezinjve, Rafael Leao, pritet të jetë në stol në ndeshjen ndaj Udineses.

Trajneri është i pakënaqur me angazhimin e Leao dhe do të provojë një formë tjetër loje, transmeton GazetaBlic Sport.

Kuqezinjve u kërkohet të rikthehen nga disfata e tyre në Fiorentina para pushimit ndërkombëtar dhe trajneri portugez duket i gatshëm të largojë poashtu Tammy Abrahamin nga 11-sha startuese, pasi lojtari injoroi hierarkinë e penalltive në ndeshjen e fundit të Milani.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Milan (4-2-3-1) : Maignan; Emerson Royal, Tomori, Thiaw (Pavlovic), Terracciano; Fofana, Reijnders; Chukwueze, Pulisic, Okafor; Morata.

Udinese (3-5-2) : Okoye; Kabasele, Bijol, Giannetti; Ehizibue, Lovric, Ekkelenkamp, ​​Karlstrom, Zemura; Iker Bravo, Lucca.

/GazetaBlic Sport/