Sporti

Real Madrid interesohet për Reece James

10/19/2024 09:17
nga:Mergim Rreci

Merkatoja e ardhshme e verës duket të jetë vërtetë spektakolare për “galaktikët” e Real Madrid, të cilët duket se do të forcojnë jo pak mbrojtjen e sidomos krahët e saj, të cilat prej 3 sezonesh kanë nevojë për “rinovim”.

Kështu, përveç Alphonso Davies, i cili pritet të jetë “ylli” që do të vijë në krahun e majtë të mbrojtjes, ana tjetër e këtij reparti pritet të përmbushet nga një prej lojtarëve, më të talentuar të Kombëtares angleze.

Bëhet fjalë për anësorin 23-vjeçar, të “Bluve” të Chelsea, Reece James, i cili prej kohësh është në “radarët” e 15 herë kampionëve të Evropës dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet verën e ardhshme.

Zbulohet se çfarë ndodhi me Liam Payne pak para se të ndërronte jetë
Ndërsa, sipas raportimeve të mediave spanjolle, “Los Blancos” do të nisin negociatat që në janar, për të plotësuar totalisht marrëveshjen në qershor.