Sporti

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

10/19/2024 08:16
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ditën djeshme, Ferizaj triumfoi në transfertë ndaj Gjilanit, me shifrat përfundimtare që ishin 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, Feroniokeli e pret skuadrën e Dritës, kurse Malisheva dhe Prishtina premtojnë spektakël në ‘Liman Gegaj’.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/