Lajme

Aksidentohen tri vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

10/18/2024 19:46
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Grabanicë të Klinës, pasditen e së premtes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se aksidenti mes tri veturave ka ndodhur rreth orës 17:20 dhe janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë – Pejë, pikërisht në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor. Njëri për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, për t’i kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti.