Lajme

Nga UNI – Universum International College në universitetin më të mirë në botë – Science Po, Francë

10/18/2024 17:23
nga:Y I

Eliesa Kurtaliqi dhe Enesa Isufi, studente në departamentin Juridik në UNI, si përfituese të bursës ndërkombëtare nga UNI, ato po vazhdojnë semestrin në një nga institucionet më prestigjioze në botë, Institutin e Shkencave Politike – Sciences Po, në Francë.

Sciences Po është shkolla ku kanë studiuar shumë figura të njohura, përfshirë Emmanuel Macron, presidenti aktual i Francës, dhe Jacques Chirac, ish-president i Francës. Gjithashtu, ky institut ka formuar personalitete të njohura në diplomaci dhe politikë globale, si ish-sekretarja e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, dhe ish-kryeministri i Italisë, Enrico Letta.

Gjatë studimeve të tyre, Eliesa dhe Enesa patën nderin të përfaqësojnë jo vetëm UNI – Universum International College, por edhe Kosovën, në Javën Ndërkombëtare të mbajtur në Institutin e Shkencave Politike në Rennes.

Kjo përvojë unike u ka mundësuar atyre të përfshihen në diskutime globale me studentë dhe profesorë nga e gjithë bota, duke promovuar në mënyrën më të mirë UNI – Universum International College dhe Kosovën.

𝐔𝐍𝐈 – 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐮𝐦 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐂𝐨𝐥𝐥𝐞𝐠𝐞 powered by 𝐀𝐫𝐢𝐳𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐞 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲, i vlerësuar si institucioni nr. 1 në Ballkanin Perëndimor, ha hapur thirrjen për 502 bursa semestrale për semestrin pranveror 2025.

#UNI i fuqizuar nga Arizona State University numëron 𝟐𝟐𝟏 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐞 për bursa semestrale në 𝟐𝟔 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢.

Bursat vlejnë për të gjithë studentët e #UNI, në të gjitha kampuset dhe drejtimet, në nivelin Bachelor dhe Master.

Ky është vetëm një shembull i mundësive të jashtëzakonshme që studentët e #UNI përfitojnë përmes programit të shkëmbimeve ndërkombëtare.

Nëse dëshiron të ndjekësh hapa të ngjashëm dhe të studiosh në universitetet më prestigjioze në botë, si Sciences Po, 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎 KËTU për studime në #UNI dhe fillo rrugëtimin tënd akademik ndërkombëtar.

Për më shumë informata rreth bursave ndërkombëtare kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram.