Lajme

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla, sekuestron thika, maska e para të falsifikuara

10/18/2024 17:03
nga:Y I

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Me anw të një kumtese behet e ditur se mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit, janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër-kontrollit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, me ç’rast janë kontrolluar mbi 3 mijë e 400 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

Gjatë kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.