Sporti

Lojtarët më të shpejtë në Premier League, emër i çuditshëm në krye të listës

10/18/2024 16:31
nga:E K

Janë zbuluar lojtarët më të shpejtë nga secili klub, me Micky van de Ven dhe Erling Haaland që janë në krye të listës.

Elita e futbollit anglez ka disa lojtarë të shpejtë në nivelin e saj, me anësorin e Fulhamit, Adama Traore dhe mbrojtësin e Manchester City, Kyle Walker që janë të njohur për shpejtësinë e tyre. Mirëpo, dyshja në fjalë qëndrojnë të 21-tit dhe 80-it respektivisht në listën e lojtarëve më të shpejtë në edicionin 2024/25.

Të dhëna të publikuara nga “BBC Sport” dhe “Opta”, bëjnë me dije se qendërmbrojtësi i Tottenham Hotspur, Micky van de Ven – me një shpejtësi maksimale të arritur prej 37.1 km/h – është lojtari më i shpejtë i kësaj sezone deri më tani.

Ai ndiqet nga anësori i Wolves, Carlos Forbs me 36.6, anësori i Nottingham Forest, Anthony Elanga me 35.9, sulmuesi i Cityt, Erling Haaland me 35.7, ylli i Spurs, Timo Werner me 35.7 po ashtu dhe nga sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli me 35.6.

Befasishëm, Walker qëndron shumë poshtë në listë, me Antonyn, Trent Alexander-Arnold dhe John McGinn që janë më lartë se ai.

Nëse kalojmë te sprintet, prin Anthony Gordon i Newcastle United me 96 deri më tani, derisa Haaland ka përgjysmë më pak.