Lajme

Berisha: Policia s’ka hyrë kurrë në Parlament, akt puçist që mori përgjigje

10/18/2024 15:01
nga:Y I

Kreu i PD në një deklaratë për mediat e cilësoi akt puçist futjen e policisë brenda rrethimit të Parlamentit një ditë më parë. Berisha përgëzoi deputetët e PD që sipas tij iu dhanë përgjigjen e merituar.

“Pra, ka një ligj dhe një Kushtetutë, por ky regjim nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë.

Spirogjoka urdhëronte gardistë pa ligj që të nxirrnin me forcë deputeten e PD. Pse? Sepse hodhe helme toksike, thoshte Spirogjoka, në një kohë kur ato ishin substanca parfumike. Sjellja jashtë, thirrja nga deshendenti i kryexhelatit të gjithë kohërave, Enver Hoxha, bastardi Ervin Hoxha, që filloi ta bënte Hoxhaj njëherë, edhe ai është me dy-tre mbiemra, por ato do të vijnë më vonë… Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD.

Unë e përgëzoj deputetin Luan Baçi për përgjigjen që i dha dhe ftoj çdo qytetar t’u japë këtyre banditëve përgjigjen që meritojnë”, tha Berisha.

/Euronews Albania/