Lajme

Bajqinovci: Dronët nuk janë çelsa që munden me të humbë – Filmat e opozitës vetëm do ta rrisin LVV-në me 9 shkurt

10/18/2024 15:46
nga:Sh R

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”. Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.

Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mohuar humbjen e një droni. Ai iu përgjigj pretendimeve të anëtarit të kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, ku thotë se dornët nuk janë çelësa që mund të humbin dhe nuk i gjen.

Bajqinovci tutje, thotë se për 20 vite nuk kemi parë asnjë arrestim të ministrave të qeverië të mëhershme kur vendi ngulfatej nga korrupsioni dhe keqqeverisja, ku shton se nuk do të ketë arrestime.

Por këto për deputetin e VV-së, janë vetëm filma të opozitës dhe prokurorisë, dhe asgjë më shumë, ku shton se këtqa filma vetëm do ta rrisin LVV-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Së pari edhe ministri Maqedonci dhe ministria e mbrojtjes e kanë mohuar një pretendim të tillë. Dronët nuk janë çëlsa që munden me të humb, e nuk i gjen. 20 vjet nuk kemi parë asnjë arrestim të ministrave të qeverive të mëhershme kur vendi ngulfatej nga korrupsioni dhe keqqeverisja. Unë nuk besoj që do të ketë arrestime. Mundemi me pa filma në regjinë e opozitës dhe prokurorise, por asgjë më shumë. Këta filma vetëm sa do ta rrisin VETËVENDOSJEN në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha ai për GazetaBlic.