Lajme

Hoxhaj takon njeriun që ndihmoi në njohjen e Kosovës nga vendet me shumicë myslimane

10/18/2024 12:54
nga:Sh R

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka publikuar një fotografi me Ekmeleddin Ihsanoglun, ish-sekretar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI).

Hoxhaj e ka cilësuar miqësinë mes tyre sit ë çmuar.

Tutje, Hoxhaj ka treguar se Ihsanoglu ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet me shumicë myslimane.

“Bisedë frymëzuese dhe miqësi e çmuar! Me Ekmeleddin İhsanoğlu, ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet! Në vitet e para pas shpalljes, për Kosovën ka qenë e rëndësishme që Ekmeleddin İhsanoğlu ishte Sekretar i Përgjithëm për një kohë të gjatë. Si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, İhsanoğlu ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj” – ka shkruar ai.