Lajme

Rohde: Procesi i Berlinit kyç për integrim, ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet

10/18/2024 12:40
nga:N K

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka folur sot për Procesin e Berlinit dhe një dekadë punë në këtë proces për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Rohde ka thënë se mbesin edhe shumë mundësi të tjera për t’u zhbllokuar, derisa thotë se indikatorët tregojnë se ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet.

“Duke parë para në 10 vitet e #Procesit të Berlinit: Është arritur shumë, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet”, ka thënë Rohde.

Ai tutje ka shtuar se Procesi i Berlinit mbetet kyç për integrimin e Kosovës në BE përmes bashkëpunimit rajonal.

“Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Rohde.