Lajme

Vendosen postera me simbole provokuese për Vetëvendosjen në veri

10/18/2024 12:11
nga:Sh R

Vizatime anti-Plazma janë vendosur në rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Aty janë tre vizatime, ku njëri nga ta me simbolet e Policisë së Kosovës, tjetri me të Vetëvendosjes, dhe tjetri një huligan ku merr hovin për të gjuajtur me biskotat serbe “Plazma”.

Lajmi për GazetaBlic, u konfirmua nga shefi i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, Petrit Fejza.

“Po janë vendosur disa pamfleta në vende të ndryshme në shesh. Është një grup i grave të cilat kanë vendosur”, u shpreh ai për GazetaBlic.