Sporti

Gjilani dhe Ferizaj përballen sot në Superligën e Kosovës, ndeshja drejtohet nga gjyqtari Dardan Çaka

10/18/2024 08:59
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së 9-të.

Duke filluar nga sot, java e nëntë në Superligë rikthehet me ndeshje tejet interesante, transmeton GazetaBlic Sport.

Ditën e sotme zhvillohet ndeshja midis Gjilanit dhe Ferizaj, ku gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka.

Çaka është së bashku me asistentët e tij: Besnik Morina, Kastriot Peci dhe Valon Bajgora. Kurse në VAR, janë dyshja: Vigan Ibërdemaj dhe Drilon Rexhepi.

Gjilani vjen në këtë takim pas barazimit me Dritën në derbi, kurse Ferizaj pas fitores ndaj Dukagjinit.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/