Lajme

Blinken: ShBA-ja do të rrisë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza

10/17/2024 22:27
nga:Y I

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojë përpjekjet në ditët në vijim për t’i dhënë fund luftës në Gaza pas vdekjes së Yahya Sinëar.

Në një deklaratë, Antony Blinken tha se udhëheqësi i Hamasit kishte “kundërshtuar përpjekjet” e ShBA-së për të mbyllur luftën përmes një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, siç u shpreh ai, në shumë raste në muajt e fundit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, konfirmoi gjithashtu se ShBA-ja tani do të shtyjë përpara një propozim për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që siç thuhet, ende mbahen nga Hamasi.