Lajme

Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!

10/17/2024 21:58
nga:Y I

Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fushatës zgjedhore për ta sulmuar qeverinë.

Lidhur me këtë, opinionisti Gazmir Raci shprehet se opozita po e shfrytëzon Kuvendin për të bërë fushatë zgjedhore dhe se nuk po fokusohen të flasin për tema për të cilat thirren.

“Seancat janë abuzuar, nuk ka pasur menaxhim të kohës sepse aty ka dalë secili deputet dhe ka folur çka ka dashur, pra e ka pasur minutazhin e caktuar dhe nuk ka folur për temën për të cilën është thirrur”.

“Nëse është thirr për përgjime, koncentrohu dhe fol për përgjimet, tash mos fol për probleme të tjera dhe mos bëj fushatë politike. Faktikisht u shfrytëzuan këto seanca për fushatë politike”, deklaroi Raci në Rubikon.