Një grua u gjet pa shenja jete pasditen e sotme në Shkodër.
Trupi i 77-vjeçares me iniciale V.Sh. u gjet në fshatin Drisht, ku sipas policisë, gruaja nuk kishte shenja dhune.
Bëhet e ditur se gruaja ishte larguar nga banesa një ditë më parë, derisa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes.