Sporti

Ballistët Tetovë: Për fat të keq edhe këtë rradhë mbetemi pa bileta për ndeshjen e kombëtares

10/17/2024 18:21
nga:E K

Interesimi i madh për bileta të ndeshjes Shqipëria – Çeki ka bërë që biletat të shiten një muaj para fillimit të këtij ballafaqimi.

Shumë tifozë nuk kanë pasur fatin të pajisen me bileta, shkruan GazetaBlic Sport.

Fat të tillë kanë pasur tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët Tetovë”.

Për fat të keq edhe këtë rradhë mbetemi pa bileta për ndeshjen e kombëtares – Shqipëri vs çeki.

Ballistët do të bëjnë kërkesë edhe për ndeshjen Shqipëri vs ukrainë që do të zhvillohet me datë 19.11.2024 në Tiranë, ndërsa federata duhet të reflektoj, e të mendohet sepse e lë jashtë njërin nga tifogrupet më të hershme që e mbështesin kombëtaren.

Dashuria për mëmëdhenë nuk zbehet kurrë!

TY SHQIPËRI TË QOFSHA FALË, TË KAM NËNË E MË KE DJALË !”.

/GazetaBlic Sport.