Lajme

Bajqinovci: ‘Piskama e Komunës së Prishtinës për mungesë mjetesh nga niveli qëndror, e pavërtetë, faktet flasin ndryshe!

10/17/2024 15:54
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi ka thënë se pavarësisht se ka zëra nga Kryetari dhe Nënkryetari i Prishtinës se nuk po ndahen mjetet nga niveli qendror, faktet tregojnë të kundërtën.

Bajqinovci ka potencuar se deri më 1 tetor 2024, Komuna e Prishtinës, nga 89 milionë euro për investime kapitale, i ka shpenzuar rreth 22 milionë euro.

Sipas Bajqinovci problemet nuk qëndrojnë tek mungesa e fondeve nga niveli qëndror por tek performanca e dobët e menaxhimit të buxhetit nga drejtuesit e qytetit.

“Të gjitha këto janë tregues të qartë se premtimet dhe piskamat për mungesë mbështetjeje janë të pavërteta” shkruan Bajqinovci raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: