Lajme

Arrestohet një person për tentim vrasjen në Lipjan, Policia gjen armë gjatë bastisjes

10/17/2024 11:00
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan, lidhur me një tentim vrasje që kishte ndodhur më 2 qershor të këtij viti.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se gjatë aksionit është arrestuar një person për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, raporton gazeta online Reporteri.net.

Po ashtu, Policia në bashkëpunim me prokurorin, ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një biznesi privat.

“Lipjan 02.06.2024 – 23:45. Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore në koordinim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse si dhe në një pronë të një biznesi privat, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Aty janë gjetur dhe sekuestruar; 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetimet po vazhdojnë.