Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë është vjedhur të mërkurën në rrugën Josip Rela në Ferizaj.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se person të panjohur kanë vjedhur veturën e tij.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Rr. Josip Rela, Ferizaj 16.10.2024-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.