Lajme

Shkon në 16 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në Nabatieh të Libanit

10/16/2024 19:43
nga:Y I

Ka shkuar në 16 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në Nabatieh të Libanit.

Kështu ka bërë të ditur ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila tha se numri i të plagosurve ka shkuar në 52.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, dënoi sulmet, duke thënë se ato “vënë në shënjestër një mbledhje të këshillit bashkiak”.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut.