Lajme

Policia sekuestron prova dhe interviston disa persona pas bastisjes së një komune paralele

10/16/2024 19:22
nga:G C

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar prova materiale në një zyre që shfrytëzohej nga struktura paralele në veri të Mitrovicës dhe siç thuhet përgjegjëse për Komunën e Skenderajt.

Poashtu policia ka bërë të ditur se me autorizim të prokurorit është duke intervistuar edhe disa persona.

“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt. Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen. Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, thuhet në komunikatë.

Elshani për komunën paralele në Skënderaj: Kemi hy në ndërtesë, jemi duke u marr me rastin!