Thomas Tuchel hezitoi të konfirmonte nëse Harry Kane do të mbetej si kapiten i Anglisë me të si trajner.
“Është shumë herët për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla,” tha Tuchel.
“Ju e dini se çfarë mendimi kam për Harry-n dhe sa shumë kam luftuar për ta sjellë atë në Bayern.
“Ai tashmë është në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë në futbollin anglez. Ne do t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje në mars”, përfundoi ai.
Kane ka qenë kapiten i Anglisë që nga Kupa e Botës 2018. Edhe në moshën 31-vjeçare, ai mbetet një sulmues i padiskutueshëm i zgjedhjes së parë për Tre Luanët pasi vazhdon të shënojë te Bayern Munich – ku ka 54 gola në 54 ndeshje që nga fillimi i sezonit të kaluar.
/GazetaBlic Sport


