Lajme

Krasniqi: Albin, jemi tu të prit me mbajt premtimin: hajnat në burg – ministrat e tu

10/16/2024 15:11
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot në Kuvend ka kritikuar Qeverinë Kurti, derisa ka numëruar skandalet korruptive të saj, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se “Dejona kjo grua e fuqishme e cila vendos se edhe kur te kemi rryme dhe kur te mos kemi, Mimoza e cila koordinohet me Radojcicin dhe vella e ka Simicin, Martini e Nagipi qe po vjedhin rryme e shok i ketij grupi kriminal eshte edhe Naser Hafizi i cili fal miliona euro borxh ambalazhuesve te ujit ne emer te Qeverise dhe i gjithe ky rrjet kriminal e kane nje emerues te perbashket Albin Kurtin”.

Krasniqi po ashtu ka thënë se po pret që Kurti ta mbajë premtimin për hajnat në burg

“Albin, jemi tu të prit me mbajt premtimin: hajnat në burg. Ministrat e tu dhe të tjerët në struktura të partisë tënde”, ka shkruar ajo.

Fjalimi i saj sot në Kuvend:

Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuara media që po na përcillni,
Të dashur qytetarë,

• Të drejtën me ju thanë, edhe pse seanca e sotme ka temë specifike, kisha dilema kah me ja nis fjalimit sot.

• KAH ME JA NIS?… PREJ CILIT SKANDAL? ….PREJ CILËS HAJNI?

• Kësaj qeverie ma nuk po i mjafton një skandal korruptiv ose një aferë me kriminela e terroristë në ditë, tash kanë fillu nga dy – tri në ditë me ju dal në shesh.

Keto dite jemi deshmitare te nje skeme te rrezikshme parapolitike te anetareve te VV-se te cilet e dirigjojne te gjithe kabinetin qeveritat dhe jo vetem, po del qe ata njerez pa funksion shteteror po komandojne edhe me institucionet tjera publike qe jane te ndara nga organet e qeverise.

Dejona kjo grua e fuqishme e cila vendos se edhe kur te kemi rryme dhe kur te mos kemi, Mimoza e cila koordinohet me Radojcicin dhe vella e ka Simicin, Martini e Nagipi qe po vjedhin rryme e shok i ketij grupi kriminal eshte edhe Naser Hafizi i cili fal miliona euro borxh ambalazhuesve te ujit ne emer te Qeverise dhe i gjithe ky rrjet kriminal e kane nje emerues te perbashket Albin Kurtin

• Kur vodhën në grurë e në vaj, pra në artikuj bazë të jetesës kam mendu që S’KA KU SHKON MA KEQ.

• Ku ka më keq se me vjedh në rezerva të ushqimit bazë, ushqimit esencial…dhe atë në kohë të krizës e pandemisë, kur njerzit po vdisnin e spitalet ishin përplot me qytetarë të sëmurë.

• Pra vodhën në grurë, në bukë, s’ka më keq.

• Por ka një gjë më esenciale për jetën e njeriut, sesa buka: …UJI. Këta vodhën edhe në ujë. Do të thotë, e kisha pas gabim: PASKA EDHE MË KEQ SE ME VJEDH NË BUKË, ME VJEDH NË UJË.

• Kjo qeveri…kjo parti në pushtet… janë mundu me zbrit një borxh rreth 19 milion Euro në rreth 1 milion, duke u mundu me ja hup buxhetit të Republikës rreth 18 milion Euro. Po e përsëris: rreth 18 milion Euro.

• Pra, 18 milion Euro para që ju takojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me të cilat kishin mujt me u ndërtu dhjetë shkolla e çerdhe, spitale e rrugë.

• Janë mundu me i fal këto 18 milion nga llogaria e Kosovës sonë, e në anën tjetër i kanë mbush llogaritë personale me qindra mijëra Euro.

• JANË MUNDU, POR KANË DËSHTU.

• Krejt kjo e planifikuar me një skemë të sofistikuar brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, specifikisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapsinor.

• Si filloi e gjithë kjo?

• Me të marrë detyrën, Ministri Liburn Aliu fillon gradimin e jashtëligjshëm të marionetës së tij Naser Hafizit. Këto gradime nuk ishin të rastësishme, por pjesë e një plani korruptiv për të arritur deri në këtë pikë, të dëmtimit të buxhetit të qytetarëve me miliona Euro.

• Së pari, Hafizi u gradua nga Zyrtari për Financa në Zëvendës të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte. E më pas, nga këtu, u emërua Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pelgjeve Lumore.

• Pra, gradim mas gradimi për Hafizin për me mrri në pozitën e dëshiruar për me keqpërdor miliona Euro.

• Lidhja e Hafizit me strukturat e partisë në pushtet janë të pamohueshme: nga favorizimet e gradimet e paligjshme nga Liburn Aliu, e deri te fotografit e shumta të Hafizit me Albin Kurtin.

• Albini thotë “NUK KAM INFORMACIONE”, kur pyetet për aksionin e policisë në Ministri të Mjedisit.

• E sinjalizuesit e kanë informu Albin Kurtin për këto vjedhje qysh në dhjetor të vitit 2022, por Albin Kurti kishte vendosur të injoroj këto informata.

• I mbetet qytetarëve të vlerësojnë pse Albin Kurti vendosi heshtjen përballë këtyre informatave dhe pse Albin Kurti gënjeu kur tha NUK KAM INFORMACIONE.

• Në gjithë këto skandale korruptive, hajni e afera vërehen dy trajektore:

o E para, bashkëpunime vllaznore me struktura kriminale serbe dhe me kompani serbe energjetike;…pra EMËRUESI I PËRBASHKËT I KËSAJ TRAJEKTORE ËSHTË SERBIA.

dhe

o E dyta, hajnia në produktet më bazike ushqimore, esenciale. Në gjana pa të cilat ky popull në gjendje të rëndë sociale e ekonomike nuk munet me mbijetu: NË BUKË E UJË.

• Albin, jemi tu të prit me mbajt premtimin: hajnat në burg. Jo për zyrtarë të manipulum e marioneta por vendimmarrësit e vërtetë, MINISTRAT E TU dhe të tjerët në struktura të partisë tënde.