Lajme

Avokatja Zanë Mali: Të gjitha lëvizjet që bëhen për ruajten e identitetit kombëtar shqiptar, janë të mirëseardhura!

10/16/2024 19:13
nga:Y I

Avokatja e zëshme, Zanë Mali, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në raport me qëndrimet e saj në lidhje me fenë.

Mali tha se shqiptarët kanë patur shumë vështirësi duke luftuar pushtuesit dhe se në momentin kur je i lirë do edhe liri shpirtërore.

“Unë mendoj se e kemi patur shumë vështirë kur kemi luftu pushtuesit tanë të vazhdueshëm për me gëzu lirinë, se në momentin kur nuk je i lirë të duhet liria.Liria për të qenë i pavarur edhe për me qenë shteti yt sovran, me shpall Pavarësinë, ajo ka qenë ideja gjëja për të cilën më së shumti kemi luftuar. Atëherë kur njeriu është i lirë sigurisht që e don edhe një liri shpirtërore dhe mendoj se liria shpirtërore lidhet personalisht me secilin individ dhe mendoj se sot si asnjëherë më parë, kemi të drejtë të shfaqim e të shprehemi atë çfarë me të vërtetë ndjejmë.Dmth të jemi të lirë shpirtërisht por të vendosur se çfarë besojmë ose nuk besojmë” tha Mali për “Gazeta Blic”.

Ajo tutje foli edhe për lëvizjen e shumpërfolur të kohëve të fundit, ‘Lëvizjen e Deçanit’.

E njëjta tha se të gjitha lëvizjet që bëhen për të miren e vendit, për ruajten e identitetit kombëtar shqiptar, janë të mira dhe janë të mirseardhura.

“Mendoj se të gjitha grupacionet  dhe të gjitha lëvizjet që bëhen për të miren e vendit, për ruajten e identitetit kombëtar shqiptar, për të cilin edhe unë jam e zëshme, janë të mira dhe janë të mirseardhura.Jo vetëm Lëvizja e Deçanit por Organizata Shqiptaria dhe organizata të tjera të cilat thellë në vete, në thelbin e tyre e kanë një të përbashkët, ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar” tha avokatja, Zanë Mali, në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/