Lajme

Loja e Serbisë me dy karrige, Daçiq thotë se Serbia e do edhe BRICS-in edhe BE-në

10/16/2024 12:27
nga:Sh R

Serbia e thotë tashmë edhe haptas se e do dhe ia mundëson vetes uljen në dy karrige. Në njërën anë e duan BE-në e në anën tjetër ka lidhje të forta me Rusinë e Kinën.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq tha sot se angazhimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE), por pa e lënë anash edhe për BRICS (një aleancë ekonomike e përbërë nga Kina, Rusia, Brazili, India dhe Republika e Afrikës së Jugut).

Ai tha se vet nuk mund të jetë i angazhuar në të dyja anët, prandaj me BRICS do të merret dikush tjetër.

“Unë nuk mund të kem dy angazhime dhe në të njëjtën kohë të jetë për BRICKS dhe për BE-në. Por bashkëpunimi me BRICS është i rëndësishëm dhe ne duhet të marrim pjesë në të. Në çfarë niveli dhe si, ky është vlerësimi i atyre që udhëheqin politikën e jashtme”, tha Daçiq.