Sporti

Zyrtare: Thomas Tuchel është trajner i Anglisë

10/16/2024 10:41
nga:Mergim Rreci

Thomas Tuchel është zyrtarisht trajner i ri Anglisë.

Tuchel rikthehet në futbollin anglez pas një periudhe të mbushur me trofe me Chelsean, të cilin e udhëhoqi për t’a fituar Ligën e Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport.

Për më tepër, ai u votua si trajneri i vitit i UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2021 si mirënjohje për punën e tij në Angli.

Ai do të fillojë punën më 1 janar 2025 përpara procesit të kualifikimit për finalet e Kupës së Botës FIFA të vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

/GazetaBlic Sport/