Sporti

Amir Rrahmani pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ligën e Kombeve

10/16/2024 09:30
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është futur në formacionin e javës në UEFA Nations League.

Mbrojtësi kosovar ishte fantastik me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Qipros, duke ofruar siguri në mbrojtje dhe duke realizuar një gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas faqes së njohur, Sofascore – Rrahmani është vlerësuar me notën 8.4 dhe është futur në 11-shen më të mirë.

Në këtë formacion është futur edhe Isnik Alimi, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me notën 8.8.