Lajme

Bislimi uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE

10/15/2024 21:46
nga:Genita C

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Bislimi tha se hapja zyrtare e këtyre bisedimeve, shënon një momentum të rëndësishëm.

“Urime Shqipërisë për një hap të madh në procesin e saj të integrimit në BE dhe ministres Majlinda Dhuka dhe ekipit të saj. Hapja zyrtare e bisedimeve shënon një momentum të rëndësishëm”, ka shkruar Bislimi në X.

Kurti uron shtetin shqiptar: Edhe Kosova do të përfitojë nga rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së