Lajme

Mushkolaj: Mos qofsha në lëkurën e Mimozës, s’e ka hiç lehtë!

10/15/2024 21:26
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas intervistës së fundit të dhënë nga Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ku kjo e fundit flet për komunikimet me Listën Serbe.

Mushkolaj thotë se e njëjta duke provu me e arsyetu, përkatësisht me e mohu koordinimin me Listën Serbe e Radoiçiqin, po zhytet edhe ma thellë.

“Nuk po din as çka me thonë. Komunikimet e publikuara tregojnë gjithçka. Tregojnë hipokrizinë e Vetëvendosjes, bashkëpunimin e fshehtë me Simiqin e Radoiçiqin” shkruan Mushkolaj raporton Gazeta Blic.

Ai tutje shprehet ‘ Mos kofsha në lëkurën e Mimozës, S’e ka hiç lehtë’

Reagimi i plotë: