Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, ka qëlluar veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Bëhet e ditur se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “BBV”, Sheila Haxhiraj.
37-vjeçari pak para mesditës së kësaj të marte qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe është në luftë për jetën…
Historiku i tij me grupin kriminal
Emri i Henri Haxhirajt nuk është një emër i panjohur për blutë e Shtetit, por as edhe për mediat.
Në janar të 2022 emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal, të cilët merreshin me prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.
Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.
Sipas asaj që Policia e Lezhës bënte me dije aso kohe, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme monetare të cilat varionin deri në 300 mijë euro nga shtetait e huaj të cilët binin në “grackën” e këtij grupi.
/Euronews Albania/