Lajme

Haradinaj thotë se zotimi i tij për pensionet do të zbatohet menjëherë, nëse vjen në krye të Qeverisë

10/15/2024 17:04
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj njoftimit për rritjen prej 20% të pensioneve, duke e cilësuar këtë masë si një përpjekje për të manipuluar me shifra dhe përqindje, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se, përderisa pensionet në Kosovë janë tejet të ulëta, një rritje e tillë nuk sjell asnjë ndryshim të dukshëm për jetën e qytetarëve.

Haradinaj kërkoi që rritja minimale e pensioneve të jetë të paktën 50%, duke e cilësuar këtë si një nga zotimet e AAK-së dhe partnerëve në koalicion.

Ai garantoi se ky angazhim do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellë gjithashtu trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për të gjitha skemat pensionale në vend.

E plotë:

Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.

Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë.

eve