Kryeqyteti po vazhdon të përballet me kolona të shumta, që vështirësojnë qarkullimin.
Kjo krejt për shkak të disa shkaktarëve që janë tashmë evident.
Një ndër shkaktarët e këtyre kolonave është edhe mungesa e transportit publik.
Kështu thotë për GazetaBlic, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.
Sipas Ahmetit, vetëm hyrje brenda ditës në kryeqytet arrihet një shifër me mbi 100 mijë vetura.
“Mungesa e transportit publik është një ndër faktorët kyç që e shkakton kolonën. Për arsye se Prishtina gjeokrafikisht e ka territorin e vogël dhe nuk mund t’i përballojë tërë fluks të automjeteve, sepse e dimë që brenda ditës në Prishtinë 120 mijë automjete hyjnë prej Prishtinës me periferi. Gjë që është e pamundshme me u përballu tërë ky fluks”, u shpreh ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar edhe eksperimente, duke mbyllur disa rrugë të Prishtinës.
E, për këtë njohësi i komunikacionit, thotë se duke hapur një rrugë e ka mbyllur tjetrën, që në bazë të tij kjo krijon një kaos.
“Jo që besa s’ka bë eksperimente, por e ka mbyll rrugën kryesore “George Bush”, pa hap një rrugë tjetër dhe do të thotë është krijuar kaosi poshtë në rrugën Ukshin Hoti, ku do të thotë nëse autobusi kalon djathas përball ish objektit të Rilindjes, për të marrë dhe zbritur udhëtarë është e pamundshme me majt lidhje me anën e majtë dhe të kalohet në drejtim të Bill Klintonit. Si rezultat i kësaj, bile transportin publik ta kish lënë kështu, si rezultat i kësaj kena mbet ku kena mbet”, tha ai.
Ndryshe, Ahmeti thotë se që moti ishte dashur të bëhen linjat e verdha, në atë mënyrë që të gjendet transporti alternativ.
Po ashtu, ai thekson se zgjidhje tjetër do të ishte edhe unaza e qytetit.
“Zgjidhja tjetër do të ishte edhe zgjidhja e unazës së qytetit, ku automjetet trazit mos të hyjë në kryeqytet, kjo është një prej problematikave kryesore. Sikur të kishte ndodhur kjo, atëherë personat që udhëtojnë nga Gjilani që shkojnë për Podujevë ose duhet patjetër me hy e me dalë në Kodrën e Trimave ose me dalë në Mazgit ta shfrytëzojnë unazën e qytetit. Unaza ka pasur dy krah, pjesën juglindore dhe perëndimore nuk është punuar, as nuk ka filluar me u punu, as truaza nuk është fillu me u punu”, shtoi ai.
Ndër të tjera, Ahmeti shprehet se kosovarët si shoqëri nuk e duan ligjin e as rregullat.
Në lidhje me këto vështërsi në kolona, për GazetaBlic u shprehen edhe disa qytetarë.
Një ndër ta ishte edhe Muhamet Ramadani, i cili tha se në lidhje me këtë çështje komuna e Prishtinës duhet të ndërmarrë masa, i cili kryetarin e kësaj komune e quan ‘kukull’.
“Ka shumë pritje të gjata, bile prej 15:00 deri në 18:00 bëhet tmerr. Duhet me ndërmarr, me pasë kush ndërmerr, po s’ka kush. E kemi një kryetar kukull”, u shpreh ai.
Ndërsa, qytetari tjetër, Fatmir Hasani, thotë se kjo pritje në kolona po është e vështirë, që sipas tij nga nervoza e kolonave qytetarët po i ngasin automjetet pa kontroll.
“Pritja në kolona është shumë e vështirë, për arsye se kolonat më të mëdha po krijohen në mëngjes dhe prej orës 14-15 dhe tani njerëzit po nervozohen në kolona dhe po i drejtojnë automjetet pa kontroll”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/


