Sporti

Kosova me bilanc 100% ndaj Qipros, bindshëm dominuese edhe në aspektin e golave

10/15/2024 15:20
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.

Kosova në duel me Qipron, hynë pas fitores në udhëtim tek Lituania (1-2), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.

Kosova e kishte mposhtur bindshëm prej 4-0, Qipron në ndeshjen e parë, andaj edhe në duelin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, skuadra jonë është favorite për fitore.

Në 3 ndeshjet e luajtura mes dy kombëtareve, ‘Dardanët’ kanë bilanc 100% pozitiv, me tre fitore të siguruara. Gjatë këtyre tre ndeshjeve, Kosova ka realizuar 9 gola, kurse ka pranuar vetëm një.

/GazetaBlic Sport/