Lajme

Syla – Kusari-Lilës: Luftëtarët e lirisë mercenarë e kriminela, ndërsa serbit “brate” a?

10/15/2024 14:16
nga:G B

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas publikimit të bisedave mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Bisedat të cilat i ka publikuar Paparaci, Kusari-Lila e quan “brate” (vëlla) Simiqin.

“Zoti ju vraftë po njerëz të poshtër ishi kanë”, thotë Syla.

“Luftëtarët e lirisë mercenarë, hajna, kriminela e të gjitha të zezat , ndërsa serbit ” brate” a?”, shkruan tutje ai.