Lajme

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE

10/15/2024 13:13
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka se hapja e kapitujve të anëtarësimit e sjell Shqipërinë më afër Bashkimin Evropian.

Duke e uruar për këtë gjë, Osmani ka thënë se integrimi i rajonit në BE është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj. Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, ka shkruar Osmani.