Lajme

Sot nis sezoni i ngrohjes nga Termokos në Prishtinë

10/15/2024 12:54
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani si dhe aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërrmarjes kanë nisur zyrtarisht sezonin e ngrohjes në Prishtinë për vitin 2024 dhe 2025.

Rama ka thënë se ndërmjet shërbimit të Termokos-it po ndërtohet një kryeqytet më i pastër dhe më miqësor për mjedisin.

Derisa, ai ka shtuar se ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë.

Tutje, ai ka falënderuar ekipin për punën e tyre dhe u ka uruar një sezon të mbarë.