Shkruan: Shenoll Muharremi
Sot Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë startuar me hapjen e të ashtuquajturave grupin apo klasterin e ‘kapitujve’ për anëtarësim në BE. Kjo po ndodhë pas dy vitesh prejse Shqipëria ka fituar statusin e Vendit Kandidat për Anëtarësim në BE. Të kujtojmë që Kosova ka aplikuar për Anëtarësim rreth 22 muajve më parë por ende nuk është proceduar aplikacioni dhe nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga blloku europian.
Pse është historike kjo ngjarje? Për shkak se tani fillon një proces thujase i pakthyeshëm i anëtarësimin që me automatizëm, e shumë sfida teknike, që do të shpie Shqipërinë në përfundim të negociatave për anëtarësim në BE dhe eventualisht të finalizoj këtë proces historik të anëtarësimit në BE. Kështuë, Shqipëria, tashmë anëtare e NATO, do të kompletoj integrimin e saj Euro-Atlantik dhe ankornimin e rikthimin në Europë pas shumë shekujve.
Gjithashtu, tash është koha të punohet për dobitë e publikut, qytetarëve dhe bizeseve. Procesi i integrimit deri në këtë fazë është i fokusuar kryesisht në çështje politike dhe rajonale dhe probleme të sigurisë dhe politikave të jashtme gjithashtu. Por tash e tutje, procesi kthehet tek ligjet, politikat, praktikat dhe gjithçka tjetër që duhet të harmonizohet me praktikat më të mira dhe ligjet e BE-së.
Tash po fillohet nga të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe disa çështje që quhen ‘bazat’ (fundamentals) nga BE. E do të vazhdohet thujase në të gjitha politikat dhe ligjet tjera. Do të skenohet gjithcka, secila priktikë dhe ligj.. BE do të futet nën lëkurën shtetit për të u siguruar që secili organ adaptohet dhe ‘shëndoshet’ parase të kompletohen negociatat.
Por mos të harrojmë gjithashtu që Shqipëria është një vend e cila ka qenë pjesë e grupit të rënies së komunizmit nga fundvitet e 1990ta. Në një botë më të mirë, Shqipëria tashmë do të duhej të ishte pjesë e BE-së. I gjithë grupi i ‘Rënies së Komunizmit’ ishte anëtarësuar në BE në vitin 2004. Pastaj gjithashtu edhe Bullgaria dhe Rumania disa vite më vonë. E Shqipëria nuk e zuri atë hap me vendet tjera edhe pse nuk ishte e përfshirë në lutërat e Jugosllavisë.
Kështuqë, sot shënohet një moment historik, edhe pse me vonesë. Nga sot e tutje në një proces afatgjatë por përmbajtësor jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni do të fillon të afrohet më afër BE-së dhe praktikave dhe rregullave të Unionit. Kjo do të ndikoj edhe në Kosovë, për shkak se efektet pozitive patjetër që do të rezatojnë edhe në Prishitinë nga ky proces.
Gjithashtu ky moment do të mund të shfrytëzohet si shtytës dhe motivues nga Kosova që të fokusohet më shumë në kushtet, kriteret dhe atë që kërkohet që të fitoj Statusin e Kandidatit dhe të filloj Negociatat.
Nëse hipotentikisht Kosova në fund të vitit 2025 fiton statusin e kandidatit, atëherë ndoshta negociatat për anëtarësim mund të i filloj (nëse ka vullnet politik) në fund të vitit 2026 apo gjatë 2027. Kosova duhet të përshpejtoj rrugëtimin e saj drejt BE-së që mos të mbetet një dele e zezë në këtë proces, si zakonisht.
Anëtarësimi eventual i Serbisë para Kosovës në BE mund të nënkuptoj një rrugëtim krejtësisht ndryshe për Kosovën në të ardhmën, ku Serbia duhet të pyetet dhe vendosë për gati secilin hap e avancim të Kosovës drejt BE-së. Rasti i Greqisë me Maqedoninë e Veriut duhet të mësohet si një shembull i keq. Rrjedhimisht, të ndihmoj situatën, BE duhet të rikthej fokusin e para dy dekadave tek zgjerimi, të fokusohet tek Ballkani dhe në pistën e anëtarësimit e jo të sigurisë dhe politikës së jashtme apo fqinjësisë.
Gjithashtu, nëse BE ka kuptuar diçka nga angazhimi i saj me dekada e shekuj në rajon, Ballkani duhet të anëtarësohet si grup, ashtu si ndodhi me vendet lindore në 2004. Nëse kjo nuk ndodhë, BE do të bëjë më shumë dëme vehtës dhe rajonit sesa që do sjellë benefite për shkak se disa vende të rajonit do të bëjnë gjithcka që është e mundur të sabotojnë dhe bllokojnë fqinjët e tyre.
Për këtë nuk ka pikë dyshmi, andaj edhe vet BE ka përgjegjësi të sigurohet që netodologjia dhe politika e saj e Zgjerimit/Anëtarësimit ndaj Ballkanit është e qëndrueshme dhe nuk sjellë më shumë telashe sesa doni për këtë rajon historikisht të trazuar i cili po vuan për stabilitet aq shumë i nevojshëm për prosperitetin afatgjatë.