Lajme

Grainca vjen me propozim për Kurtin: Kërko azil e mos u kthe më, shteti nuk mbahet me pallavra

10/14/2024 16:53
nga:Genita C

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca thotë se bojkotimi i seancës së sotme në Kuvend nga VV’ja, është pa përgjegjësi totale e Qeverisë.

Grainca në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, thekson se kjo Qeveri sillet si “fëmijë i lazdruar”.

“Pa përgjegjësi totale e qeverisë e cila, përballë temave me interes kombëtar, sillet si fëmijë i lazdruar. Përveç mungesës së dijes e kompetencës, kjo tregon edhe mungesë emocioni për këto tema”, tha Grainca.

Tutje, Grainca thekson se pavarësisht problemeve të brendshme në Kosovë, kryeministri po kërkon vota në Evropë, e sipas tij, Mimoza Kusari-Lila po koordinohet me kriminelin Radojçiq.

“Kryeministri është një javë në Evropë duke kërkuar vota, Mimoza koordinon me kriminelin Radojić, qeveria dhe deputetët bojkotojnë seancën kur:

Ushtria pa bukë
Arsimmëtarët të pa kënaqur
Mjekësia në buzë të kolapsit
Minatorët në kushte të mjerueshme
Asnjë projekt i realizuar”, thotë tutje ai.

Sipas Graincës, ajo që mund t’i shërbente vendit në këtë situatë që jemi, është që kryeministri Kurti bashkë me ekipën e tij të kërkon azil.

“Shërbimin më të mirë do t’ia bënin këtij vendi nëse Kurti dhe ekipa kërkonin azil e nuk kthehen fare. Ne e bëmë shtetin edhe nën okupim: ministrin e mbrojtjes/UÇK, arsim paralel dhe mjekësinë dhe ushqyem këtë popull në kohë lufte. Definitivisht, shteti nuk mbahet me pallavra marksiste”, përfundon Grainca për GazetaBlic.