Nga 1 janari 2025, Jurgen Klopp do të marrë postin e Drejtorit të Futbollit në rrjetin e klubeve të Red Bull, ndër të cilët RB Leipzig i Gjermanisë është sigurisht më i rëndësishmi.
Klopp do të luajë një rol të madh në transferimet e këtij klubi dhe thuhet se tashmë ka përzgjedhur objektivin e parë.
Klopp do të përpiqet të nënshkruajë me Arda Gulerin, i cili ka pak minuta tek Real Madrid.
Guler ka kaluar vetëm 291 minuta në fushë në pjesën aktuale të sezonit, që është një tregues i mjaftueshëm se sa Ancelotti nuk po e përdor atë.
/GazetaBlic Sport


