Lajme

Abazi: Po degradohet FSK-ja dhe imazhi i saj, në një kohë kritike të potencialitetit të konflikteve në rajon

10/14/2024 13:51
nga:G B

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e cila u organzua si pasojë e mungesës së furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës, thotë se FSK-ja dhe imazhi i saj po degradohet.

Sipas tij, kjo po ndodh në një kohë siç e quan ai absolutisht kritike të potencialitetit të konflikteve në rajon.

“Po degradohet FSK-ja dhe imazhi i saj, në një kohë absolutisht kritike të potencialitetit të konflikteve në rajon. Unë jam i bindur që secili ushtar, dhe secili oficer i FSK-së e merr bukën me vete në çantë për të mbrojtur interesin dhe sigurinë e këtij vendi”.

Abazi tha se ajo e cila po ndodh flet për mungesën totale të menaxhimit të institucioneve

“Kjo çka po ndodh flet për mungesën totale të menaxhimit të institucioneve. Kjo flet për ministrin, flet për sekretarin, administratën e kësaj qeverie e cila lejon që të krijohen kësi situata të pakëndshme dhe joserioze brenda sektorëve vital, që i bie në fakt për secilin sektor të mundshëm”.