Sporti

Disfata e Shqipërisë ndaj Çekisë, Gega: Ishte 90 minutëshi më i keq që unë kam parë

10/13/2024 23:40
nga:Lorik J

Trajneri i mirnjohur, Skënder Gega, i cili ka drejtuar edhe Kombëtaren Shpresa në të kaluarën, e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të dobëta të zhvilluara nga Shqipëria ajo përballë Çekisë mbrëmjen e së premtes.

I ftuar në “Studio Sport” në Vizion Plus, Gega tha se Silvinjo duhet të japë shpjegime, dhe nuk duhet të mjaftohet vetëm me deklarata sa për të anashkaluar momentin.

“Unë mendoj se ishte një ndeshje e dobët. Por edhe perceptimi nuk u mor nga lojtarët apo nga trajneri. Kur ka bërë mirë, unë e kam mbështetur dhe përkrahur. Në dy pasime, dy gjuajtje nuk mund të justifikojmë që luajtëm mirë. Ky ishte 90 minutëshi më i keq që unë kam parë”, tha Gega.