Pep Guardiola, trajneri i njohur spanjoll është i dashuruar pas futbollit të Lionel Messit.
Gjatë një interviste për “Che tempo che fa”, Guardiola tha disa fjalë për yllin e Kombëtares së Argjentinës, shkruan Indeksonline
Guardiola tha se Messi është unik, dhe se nuk krahasohet në njëfar mënyre me dyshen: Diego Armando Maradona dhe Pele.
“Lionel Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë”.
“Ndoshta duket se nuk po e respektoj Pelen apo Diego Maradona, por nuk mund ta imagjinoj askënd si Messi, me qëndrueshmërinë e tij”.
“Ai është unik”, tha trajneri i Manchester Cityt për Che Tempo Che Fa.