Lajme

Politikani indian, Baba Siddique vritet pranë zyrës së djalit të tij

10/13/2024 12:49
nga:G B

Një politikan indian është qëlluar për vdekje në kryeqytetin tregtar, Mumbai.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj Baba Siddique, 66 vjeç, pranë zyrës së djalit të tij, i cili është gjithashtu një politikan, sipas raporteve të mediave lokale.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.

Siddique, një ish-ministër lokal, ishte një figurë e lartë në politikën e shtetit Maharashtra, i cili pritet të mbajë zgjedhje legjislative muajin e ardhshëm.