Lajme

Një i vdekur pas rrëzimit të avionit të vogël rus në Siberi

10/13/2024 12:35
nga:G B

Një person humbi jetën pas përplasjes së avionit rus të pasagjerëve dhe mallrave Antonov-3 në rajonin Yakutia të Siberisë gjatë uljes emergjente, tha të dielën dega rajonale e ministrisë së emergjencave.

Tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë ishin në bord, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Informacioni paraprak tregon se një problem në motor ka detyruar uljen emergjente, tha zyra e prokurorit të Siberisë Lindore në Telegram.