Sporti

Foda: E merituam fitoren, kemi luajtur një ndeshje të mirë

10/12/2024 17:50
nga:Mergim Rreci

Kosova e ka mposhtur Lituaninë.

‘Dardanët’ kanë siguruar fitore shumë të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me Zhegrovën dhe Ermal Krasniqin që realizuan golat.

Në anën tjetër, Golubickas shënoi golin e vetëm për Lituaninë.

Selektori i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores së arritur.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/