Sporti

Kosova triumfon ndaj Lituanisë, ‘Dardanët’ fitojnë pikët e plota në Kaunas

10/12/2024 16:56
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Lituani – Kosovë.

‘Dardanët’ kanë siguruar fitore shumë të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me Zhegrovën dhe Ermal Krasniqin që realizuan golat.

Në anën tjetër, Golubickas shënoi golin e vetëm për Lituaninë.

Pas kësaj fitore, Kosova renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania e vendit të parë, por me një ndeshje më pak.

/GazetaBlic Sport/