Lajme

VV publikon pamje të tubimit të Kurtit me mërgimtarë në Mynih

10/12/2024 16:05
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, kanë qëndruar në Mynih të Gjermanisë gjatë ditës së sotme për takime me mërgimtarët atje.

Gërvalla pritjen në Mynih e quajti madhështore, ndërsa Vetëvendosje publikoi pamje të tubimit në të cilat shihen disa nga këta mërgimtarë që duan të fotografohen me Kurtin.

Ndërkaq, Gërvalla në një video të publikuar më herët në profilin e saj tha se “pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte çliruar” dhe as ndryshimi politik në vitin 2021 s’do të kishte ndodhur.