Sporti

Një orë lojë në ndeshjen Lituani – Kosovë

10/12/2024 16:20
nga:Mergim Rreci

Kanë kaluar 60 minuta lojë në ndeshjen mes Lituanisë dhe Kosovës.

Rezultati vazhdon të jetë 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe në pjesën e dytë, ‘Dardanët’ e kanë dominimin dhe janë më kërkues para golit, por duhet cekur që edhe Lituania është dukshëm më mirë në krahasim me 45 minutat e parë.

Tek Kosova, Hadërgjonaj e ka zëvendësuar Rrudhanin, kurse Krasniqi është inkuadruar në vend të Muslijës.

/GazetaBlic Sport/